Bota

Kurti bisedë telefonike me Borrell: De-eskalimi nënkupton sundimi i ligjit që do të zmbrapsë kriminelët

Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Brukselin, ndërsa shtoi se është i interesuar për de-eskalim dhe normalizim por përsëriti se kjo nënkupton sundimin e ligjit.

3 Korrik 2023, 14:37 Nga DOSJA
Kurti bisedë telefonike me Borrell: De-eskalimi nënkupton sundimi i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak pas masave ndëshkuese që BE-ja mori ndaj Kosovës. Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Brukselin, ndërsa shtoi se është i interesuar për de-eskalim dhe normalizim por përsëriti se kjo nënkupton sundimin e ligjit. 

“Me Bashkimin Europian unë jam në kontakt të përditshëm, me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon për gjysmë ore edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, zotin Josep Borrell. Pra, unë jam në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak, emisarin special. Jam i interesuar edhe për de-eskalim, jam i interesuar edhe për normalizim. De-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

Kurti i ka quajtur sërish të padrejta masat e marra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Ai ka theksuar se masat janë të përkohshme dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë e BE-së. Kreu i qeverisë deklaroi se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian.

Sondazh

Poll