Bota

Akuzohet për tradhti, Ukrainas vë në pranga ish-zyrtarin e lartë

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 15 vjet burg.

3 Korrik 2023, 14:46 Nga DOSJA
Akuzohet për tradhti, Ukrainas vë në pranga ish-zyrtarin e
Arrestohet ish-zyrtari i lartë

UKRAINË- Autoritetet ukrainase kanë akuzuar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë për tradhti.  Oleh Kulinich, i cili drejtoi drejtorinë e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU) të Krimesë, u arrestua me akuzat për rekrutim të operativëve të tjerë miqësorë rusë me urdhër nga Moska.

Hetuesit thanë se Kulinich punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë dhe mbikëqyrej nga ish-zyrtarë të tjerë ukrainas që kishin dezertuar në Moskë, e cila nisi agresionin në Ukrainë në shkurt 2022, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ky është një sinjal i qartë për të gjithë ata që punojnë për armikun: SBU patjetër do t'ju gjejë dhe do t'ju bëjë të përgjigjeni për atë që keni bërë," tha në një deklaratë shefi i SBU, Vasyl Malyuk, i cili mbikëqyri operacionin për ndalimin e Kulinich.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 15 vjet burg. 

Sondazh

Poll