Bota

Rebelimi i 'Wagner'/ Ministri rus i Mbrojtjes: Qëllimi ishte destabilizimi i Rusisë

Kriza u zgjidh nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, duke ndërmjetësuar një marrëveshje midis Kremlinit dhe Prigozhin.

3 Korrik 2023, 14:50 Nga DOSJA
Rebelimi i 'Wagner'/ Ministri rus i Mbrojtjes: Qëllimi ishte
Sergei Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaron se kryengritja jetëshkurtër e muajit të kaluar nga grupi mercenar Wagner, nuk pati asnjë efekt në operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Sipas tij,qëllimi i rebelimit ishte destabilizimi i Rusisë, por dështoi për shkak të besnikërisë së ushtarëve.

“Provokimi nuk u reflektua në veprimet e grupeve ushtarake pjesëmarrës në operacion”, u shpreh ai në mbledhjen e ministrisë.

Më 24 qershor, luftëtarët e Wagner-it pushtuan qytetin jugor rus të Rostovit dhe u drejtuan drejt Moskës dhe udhëheqësi i tyre Yevgeny Prigozhin kërkoi shkarkimin e Shoigut dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, shkruajnë mediat e huaja. 

Kriza u zgjidh nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, duke ndërmjetësuar një marrëveshje midis Kremlinit dhe Prigozhin. 

Sondazh

Poll