Bota

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë! Në fokus legjislacioni dhe trajnimi i policisë

Kritikët e legjislacionit argumentojnë se ligji është aq i paqartë sa që i takon oficerëve të policisë të vendosin nëse një shofer është një kërcënim apo jo. Ndërkohë ish-ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve beson se problemi nuk është ligji por mungesa e profesionalizmit apo trajnimit të policisë.

3 Korrik 2023, 14:40 Nga f.i
Vrasja e 17-vjeçarit në Francë! Në fokus legjislacioni dhe
foto ilustruese

FRANCË- Vdekja me armë zjarri nga policia e 17-vjeçarit Nael që shkaktoi një valë trazirash në Francë ka sjellë në fokus legjislacionin mbi praktikat e policisë ashtu edhe nëse ata janë të trajnuar siç duhet për rolin e tyre, raporton CNNgreece.

Nahel M ishte personi i tretë i vrarë gjatë një ndalese për kontroll këtë vit pas 13 vdekjeve vitin e kaluar. Shumica e viktimave ishin me ngjyrë ose me origjinë arabe. 

Në vitin 2017, pas një ndryshimi në ligj, rrethanat në të cilat oficerët e policisë mund të hapin zjarr janë edhe kur drejtuesi ose pasagjerët e një automjeti shpërfillin urdhrin për të ndaluar dhe konsiderohen se përbëjnë një kërcënim për oficerin. Ndryshimi i ligjit u vendos pas presionit nga sindikatat e policisë kur në vitin 2016 një oficer policie në një periferi të Parisit pësoi djegie të rënda kur një grup të rinjsh hodhën kokteje molotov në makinën e tij. 

Kritikët e legjislacionit argumentojnë se ligji është aq i paqartë sa që i takon oficerëve të policisë të vendosin nëse një shofer është një kërcënim apo jo. Ndërkohë ish-ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve beson se problemi nuk është ligji por mungesa e profesionalizmit apo trajnimit të policisë.

protesta ne france

Sondazh

Poll