Bota

Forcat izraelite nisin sulm vdekjeprurës në Jenin të Bregut Perëndimor

Në një deklaratë të postuar në Telegram në orët e para të mëngjesit të së hënës, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë goditur infrastrukturën terroriste, shkruan CNN.

3 Korrik 2023, 14:14 Nga DOSJA
Forcat izraelite nisin sulm vdekjeprurës në Jenin të Bregut
Foto ilustruese

IZRAEL-  Forcat izraelite nisën një operacion të madh ushtarak në Jenin në Bregun Perëndimor verior të dielën, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 27 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në një deklaratë të postuar në Telegram në orët e para të mëngjesit të së hënës, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë goditur infrastrukturën terroriste, shkruan CNN.

Nga të plagosurit, shtatë janë në gjendje kritike, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Mahmoud al-Saadi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Jenin, tha se shumica e lëndimeve janë të rënda dhe në pjesën e sipërme të trupit, duke shtuar se procesi i transferimit të të plagosurve ka qenë i vështirë.

Sondazh

Poll