Bota

Një nga pikat e nxehta të protestave, kryebashkiaku i Lionit bën thirrje për përforcime të policisë

Sipas mediave franceze, ministria e brendshme e vendit ka konfirmuar se do të dërgojë një njësi policore të quajtur CRS 8, e përbërë nga 60 oficerë të specializuar për dhunën në zonat urbane.

1 Korrik 2023, 15:59 Nga a.l
Një nga pikat e nxehta të protestave, kryebashkiaku i Lionit bën
Gregory Doucet

FRANCË- Kryetari i bashkisë së Lionit, Gregory Doucet ka bërë thirrje që policia kombëtare të dërgohet në qytetin jugor për të garantuar sigurinë sonte.

Sipas mediave franceze, ministria e brendshme e vendit ka konfirmuar se do të dërgojë një njësi policore të quajtur CRS 8, e përbërë nga 60 oficerë të specializuar për dhunën në zonat urbane, shkruan BBC. 

Siç raportuam më herët, Lioni ishte një nga pikat e nxehta në trazirat e mbrëmshme, ku 35 oficerë mbetën të plagosur dhe se tetë ndërtesa publike u sulmuan, duke përfshirë një stacion policie. 

proteste ne france gregory doucet

Sondazh

Poll