Bota

Në mes të verës/ Moti i keq 'pushton' sërish Kosovën, përmbytje në disa qytete

 Sipas institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë fundjavës parashikohet një mot i paqëndrueshëm.

1 Korrik 2023, 15:54 Nga a.l
Në mes të verës/ Moti i keq 'pushton' sërish
Foto ilustruese

KOSOVË- Kosova është përfshirë nga reshje shiu, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete. Sipas institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë fundjavës parashikohet një mot i paqëndrueshëm.

"Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e institutit hidrometeorologjik. 

Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive. Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyer e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.

moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll