Bota

Djegia e Kuranit në Suedi/ BE: Akt fyes dhe provokues

BE shton se djegia e Kuranit ishte edhe më fyese pasi u krye në një kohë kur muslimanët po festonin festën e madhe të Kurban Bajramit.

1 Korrik 2023, 12:43 Nga a.l
Djegia e Kuranit në Suedi/ BE: Akt fyes dhe provokues
Foto ilustruese

SUEDI- Bashkimi Evropian ka dënuar protestën e djegies së Kuranit në Suedi, duke e quajtur atë fyese, dhe mosrespektim dhe një akt të qartë provokimi. Protesta u organizua nga një irakian me banim në Suedi dhe u mbajt para një xhamie në Stokholm. 

“Ky akt në asnjë mënyrë nuk pasqyron opinionet e Bashkimit Evropian… Manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës së lidhur nuk kanë vend në Evropë”, thuhet në deklaratë.

BE shton se djegia e Kuranit ishte edhe më fyese pasi u krye në një kohë kur muslimanët po festonin festën e madhe të Kurban Bajramit, shkruajnë mediat e huaja. 

“BE-ja vazhdon të mbrojë lirinë e fesë apo besimit dhe lirinë e shprehjes, jashtë dhe brenda. Tani është koha për të qëndruar së bashku për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, tha BE.

Deklarata vjen pasi Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka thirrur një mbledhje urgjente të komitetit të saj ekzekutiv për të diskutuar pasojat e incidentit. Shumë vende muslimane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë e dënuan djegien, duke tërhequr ambasadorët e tyre. 

digjet kurani ne suedi

Sondazh

Poll