Bota

Spanja kryeson BE-në/ Osmani: Ta çojmë Kosovën më afër Bashkimit Evropian

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

1 Korrik 2023, 12:52 Nga a.l
Spanja kryeson BE-në/ Osmani: Ta çojmë Kosovën më
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Spanjën për marrjen e udhëheqësisë së presidencës së Bashkimit Evropian. Në një postim në Twitter, Osmani shprehet se pret që së shpejti Kosova të jetë më afër BE-së. 

“Ndërsa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së, falënderoj @SëedishPM Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë @eu2023es dhe i urojmë Spanjës një presidencë të suksesshme”, ka shkruar Osmani në Tëitter.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Qysh më 9 janar, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

vjosa osmani

Sondazh

Poll