Bota

Vrasja e 17-vjeçarit nga policia! OKB thirrje Francës: Të trajtohen problemet e racizmit dhe diskriminimit

OKB i ka bërë thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit.

30 Qershor 2023, 14:36 Nga f.i
Vrasja e 17-vjeçarit nga policia! OKB thirrje Francës: Të
protesta

FRANCË- Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit. Thirrja e OKB-së vjen tre ditë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga një oficer policie, shkruajnë mediat e huaja.

“Ka ardhur koha që vendi të marrë seriozisht problemet e thella të racizmit dhe diskriminimit racial midis forcave të zbatimit të ligjit,” tha Ravina Samdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

protesta ne france

Sondazh

Poll