Bota

Vrasja e 17-vjeçarit rindezi TRAZIRAT në Francë/ Gjermania: Jemi të shqetësuar nga demonstratat e dhunshme!

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shtoi se nuk kishte asnjë arsye që presidenti francez Emmanuel Macron të anulonte një vizitë shtetërore në Gjermani.

30 Qershor 2023, 14:26 Nga a.l
Vrasja e 17-vjeçarit rindezi TRAZIRAT në Francë/ Gjermania:
Protesta në Francë

GJERMANI-  Gjermania ka shprehur shqetësim për protestat e dhunshme që kanë përshirë Francën.

“Sigurisht, ne e shohim me shqetësim atë që po ndodh në Francë në këtë moment”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shtoi se nuk kishte asnjë arsye që presidenti francez Emmanuel Macron të anulonte një vizitë shtetërore në Gjermani, që do të zhvillohej nesër, shkruajnë mediat e huaja. Shkak i protestave është bërë vrasja e një 17-vjeçari nga efektivët e policisë, pasi refuzoi urdhrin e tyre për të ndaluar. Mbi 1400 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetëra makina janë djegur dhe dëmtuar nga “Jelekët e Verdhë”.

protesta ne france

Sondazh

Poll