Bota

Masat e BE-së ndaj Kosovës/ Gërvalla: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm

Pas ceremonisë së hapjes së fushatës 'Festo me zemër e jo me armë', Gervalla u shpreh se mesazhet e tilla janë të rrezikshme dhe mund t’i krijojnë përshtypjen presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se mund të vazhdojë destabilizimin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

30 Qershor 2023, 12:20 Nga a.l
Masat e BE-së ndaj Kosovës/ Gërvalla: Të panevojshme dhe
Donika Gërvalla

KOSOVË-  Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla i ka quajtur të panevojshme masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Pas ceremonisë së hapjes së fushatës 'Festo me zemër e jo me armë', Gervalla u shpreh se mesazhet e tilla janë të rrezikshme dhe mund t’i krijojnë përshtypjen presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se mund të vazhdojë destabilizimin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, janë masa të cilat BE i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës. Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiç se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull”, theksoi ajo.

Bashkimi Europian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të njoftojë për masat ndëshkuese të përgatitura ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit. Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Jan Koopman. 

donika gërvalla

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 11:11 k.m.

A ka Alexis Tsipras vend në Parajsë?

Alexis Tsipras Pyetja e titullit është padyshim retorike dhe i referohet teorive të natyrës eskatologjike, të cilat në rreth...