Bota

Papa Françesku paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk ka fund

Vatikani tha në një deklaratë se i dërguari i Papës, Matteo Zuppi, kishte përfunduar konsultimet e tij në Moskë.

30 Qershor 2023, 14:30 Nga f.i
Papa Françesku paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk ka fund
Papa Françesku

UKRAINË- Papa Françesku deklaroi se nuk kishte një fund të dukshëm për luftën në Ukrainë, ndërsa i dërguari i tij për paqen përfundoi bisedimet treditore në Moskë, raporton The Guardian.

"Realiteti tragjik i kësaj lufte që duket se nuk ka fund, kërkon nga të gjithë një përpjekje të përbashkët për të krijuar shtigje paqeje,"-tha Papa.

Vatikani tha në një deklaratë se i dërguari i Papës, Matteo Zuppi, kishte përfunduar konsultimet e tij në Moskë, ku kishte takuar Yuri Ushakov, një nga këshilltarët e Presidentit Putin. 

“Vizita kishte për qëllim identifikimin e nismave humanitare, të cilat mund të hapin rrugë drejt paqes”, thuhet në deklaratë. 

lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll