Bota

DEBATE në samitin në Bruksel/ Polonia dhe Hungaria kërkesa kundër emigracionit

Marrëveshja u arrit në fillim të këtij muaji gjatë një takimi të ministrave të punëve të brendshme dhe ende duhet të negociohet me Parlamentin Evropian përpara se të hyjë në fuqi.

30 Qershor 2023, 12:43 Nga a.l
DEBATE në samitin në Bruksel/ Polonia dhe Hungaria kërkesa
Mateusz Morawiecki dhe Viktor Orban

BRUKSEL- Polonia dhe Hungaria kundërshtojnë një marrëveshje të re për të rinovuar rregullat e Bashkimit Evropian për pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve. Marrëveshja u arrit në fillim të këtij muaji gjatë një takimi të ministrave të punëve të brendshme dhe ende duhet të negociohet me Parlamentin Evropian përpara se të hyjë në fuqi.

Rregullat u miratuan nga një shumicë e cilësuar, që do të thotë se Polonia dhe Hungaria, dy shtetet e vetme anëtare që kundërshtuan draftin përfundimtar, nuk ishin në gjendje të ushtrojnë të drejtën e vetos, siç kanë bërë më parë në çështjet e taksave dhe politikës së jashtme, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo shkaktoi një përgjigje të furishme nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán, të cilët sollën ankesat e tyre në një samit evropian dy-ditor që po zhvillohet në Bruksel.

Pas një dite të gjatë diskutimesh të enjten që zgjati deri në mbrëmje, Morawiecki dhe Orbán bllokuan përfundimet e samitit mbi migracionin, duke i detyruar liderët të rifillojnë temën të premten në mëngjes. 

emigracioni mateusz morawiecki viktor orban

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 11:11 k.m.

A ka Alexis Tsipras vend në Parajsë?

Alexis Tsipras Pyetja e titullit është padyshim retorike dhe i referohet teorive të natyrës eskatologjike, të cilat në rreth...