Bota

TRAZIRAT në Paris/ Kryeministrja franceze: Aktet e dhunës të patolerueshme

Ndërsa përsëriti thirrjen për qetësi, kryeministrja siguroi se vendi nuk ndodhet në rrethanat e nxitjes së gjendjes së jashtëzakonshme, pavarësisht dhunës së orëve të fundit. 

30 Qershor 2023, 12:10 Nga a.l
TRAZIRAT në Paris/ Kryeministrja franceze: Aktet e dhunës të
Elisabeth Borne

FRANCË- Kryeministrja Elisabeth Borne ka bërë thirrje për të shmangur çdo përshkallëzim të dhunës gjatë një vizite në Garges-lès-Gonesse (Val-d'Oise), ku bashkisë iu vu zjarri gjatë natës së tretë të trazirave, pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga policia ditën e martë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne duhet të shmangim padyshim çdo përshkallëzim, ka një dramë, drejtësia po bën punën e saj. Autori i të shtënave duhet të paditet. Unë bëj thirrje për qetësim, drejtësia le të bëjë punën e saj," tha ajo për shtypin.

Ndërsa përsëriti thirrjen për qetësi, kryeministrja siguroi se vendi nuk ndodhet në rrethanat e nxitjes së gjendjes së jashtëzakonshme, pavarësisht dhunës së orëve të fundit. 

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

élisabeth borne

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 11:11 k.m.

A ka Alexis Tsipras vend në Parajsë?

Alexis Tsipras Pyetja e titullit është padyshim retorike dhe i referohet teorive të natyrës eskatologjike, të cilat në rreth...