Bota

Lavrov akuzon Ukrainën për krime lufte: Kanë vendosur pajisje ushtarake në zonat civile

Duke folur në një konferencë shtypi, Lavrov akuzoi Ukrainën për vendosjen e trupave dhe armëve të rënda në infrastrukturën civile si në shkolla dhe ndërtesa banimi. Ai tha se taktika të tilla ishin krime lufte.

30 Qershor 2023, 12:37 Nga a.l
Lavrov akuzon Ukrainën për krime lufte: Kanë vendosur pajisje
Sergey Lavrov

RUSI-  Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e krimeve të luftës duke vendosur trupa dhe pajisje ushtarake në zonat civile. Ai mohoi pretendimet se forcat e armatosura ruse kanë sulmuar qëllimisht objektiva civilë në Ukrainë, duke thënë se ato kanë shënjestruar vetëm infrastrukturën ushtarake ose objektiva të tjera ushtarake.

Duke folur në një konferencë shtypi, Lavrov akuzoi Ukrainën për vendosjen e trupave dhe armëve të rënda në infrastrukturën civile si në shkolla dhe ndërtesa banimi. Ai tha se taktika të tilla ishin krime lufte.

Sakaq nga raportimet e mediave të huaja, mësohet se në fillim të kësaj jave, 12 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë kur një raketë ruse goditi një restorant në Kramatorsk. Mes të plagosurve ishte edhe një foshnjë tetë muajshe. 

lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 11:11 k.m.

A ka Alexis Tsipras vend në Parajsë?

Alexis Tsipras Pyetja e titullit është padyshim retorike dhe i referohet teorive të natyrës eskatologjike, të cilat në rreth...