Politike

Berisha: Raporti për farsën elektorale është i përfunduar, ai do paraqitet javën tjetër

Sali Berisha tha se opozita do të provojë me fakte këto akuza, e në këtë aspekt, javën tjetër Partia Demokratike do të prezantojë një raport me krimet elektorale.

30 Qershor 2023, 12:22 Nga k.m.
Berisha: Raporti për farsën elektorale është i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të premte me akuzat për zgjedhjet vendore të 14 Majit, të cilat i konsideron farsë elektorale. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se opozita do të provojë me fakte këto akuza, e në këtë aspekt, javën tjetër Partia Demokratike do të prezantojë një raport me krimet elektorale.

"Si gjithnjë, kryefjalë e bisedave të mia me ju është farsa elektorale. Dua t’ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Shumë shpejt, në fillim të javës që vjen ai do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar. Ndërkohë është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar. Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite. Ndaj, duke qenë në përfundim të këtij raporti, u informoj se ai do paraqitet para jush si një ekspoze tërësore. Pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha. Qëllimi është një dhe vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë, i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Vetëkuptohet se rezultate false, PD nuk do njohë kurrë,"-tha Berisha.

sali berisha berisha 30 qershor 2023

Sondazh

Poll