Politike

“Me hir apo pahir duhet të ndryshojë”, “Nisma Thurje” dorëzon në KQZ kërkesën për ndryshim të sistemit zgjedhor

Nisma "Thurje" do të dorëzojë në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

30 Qershor 2023, 11:14 Nga m.s
“Me hir apo pahir duhet të ndryshojë”,  “Nisma
Endri Shabani

TIRANË- Nisma "Thurje" do të dorëzojë në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një prononcim për mediat, kryetari i "Nismës Thurje", Endri Shabani, vuri në dukje se do të nisin mbledhjen e firmave në gjithë vendin, duke shtuar se me hir apo pahir, sistemi zgjedhor në vend do të ndryshojë. Ai tha se populli duhet që të ushtrojë të drejtën demokratike.

“Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur koha që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. 

Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë. Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë”, tha ai.

 

nisma thurje

Sondazh

Poll