Politike

ULTIMATUMI i Ramës: Nga 3 korriku, askush nuk do iu përgjigjet nga Kadastra

Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar sot se nga 3 korriku, çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania

30 Qershor 2023, 11:27 Nga m.s
ULTIMATUMI i Ramës: Nga 3 korriku, askush nuk do iu përgjigjet nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar sot se nga 3 korriku, çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania. Kreu i qeverisë theksoi se nga e hëna nuk do të ketë më sportele pritëse në Kadastra, apo veprime manuale, por se çdo gjë do të bëhet përmes e-Albania. Ai dha mesazhe të forta duke iu drejtuar ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, se puna deri më sot është penguar nga ata.

"Nga e hëna e 3 korrikut, Kadastra nuk është më e aksesueshme për publikun. Asnjë nga kushërinjtë që kemi fotur, asnjë nga miqtë e miqve se kanë dhenë jetën për PS, nuk do ju përgjigjet dot. Do i përgjigjet përmes një sistemi elektronik, qytetarëve iu bëj thirrje se nuk i pret askush. Kadastra është një dritare përmes e Albania, aty bëhen aplikimet, aty meren përgjigjet, i pa ndryshueshëm, i pamanipulueshëm. Sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar, do shohë se ku është ecuria e procesit, që një makineri e tillë të përgjigjet. Duhet që të dhënat të jenë të disponueshme. Arkivat të mbushura me letra nuk do jenë më të aksesueshme, sepse tanimë revolucioni digjital ka përfunduar. Do ketë për një farë kohë probleme, ngecje. Njerëzit që s’kanë mundësi të takojnë deputetin, e kanë zgjidhjen e tyre. Kur kemi bërë aplikimin për subvencionet për bujqësi, kemi pasur aplikimin më të madh”.

edi rama kadastra

Sondazh

Poll