Politike

Rama me kritika ndaj ministrave, deputetëve e kryetarëve të bashkive për Kadastrën: E kthyet në fole qokash

Kryeministri Edi Rama, duke mos përmendur emra më konkretisht, 'goditi' ministrat, deputetët por edhe kryetarët e bashkive duke i cilësuar si përgjegjës për pengimin e punës në Kadastër.

30 Qershor 2023, 11:54 Nga m.s
Rama me kritika ndaj ministrave, deputetëve e kryetarëve të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke mos përmendur emra më konkretisht, 'goditi' ministrat, deputetët por edhe kryetarët e bashkive duke i cilësuar si përgjegjës për pengimin e punës në Kadastër.

“Kadastra është bankë, është njësoj si Banka Qendrore e Shqipërisë, njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë, Kadastra nuk është një fole për qoka, për të gjithfarëlloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë. 

Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë të bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me Kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të Kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar Kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurtë e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll