Politike

Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, incident mes Lefter Maliqit dhe përfaqësuesit të KQZ

Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka krijuar momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik Hajdarit dhe Lefter Maliqit.

30 Qershor 2023, 10:21 Nga m.s
Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, incident mes Lefter Maliqit dhe
Lefter Maliqi

TIRANE- Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka krijuar momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik Hajdarit dhe Lefter Maliqit.

“Hajdutër!”,  dëgjohet t’i drejtohet Maliqi atyre. Procesi i rinumërimit të 18 kutive të votimit është ndërprerë për disa minuta.

Shkak u bë ky moment tensioni mes kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së Ylli Merkaj.

Maliqi: Ti je hajdut, kë provokon ti, hajdutër. Mua më mëson ti, që kam qenë oficer policie 25-vjeç, 7 vite anëtar i Komisionit të Sigurisë, unë jam për të mbrojtur demokracinë këtu.

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi, për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.

Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.

lefter maliqi

Sondazh

Poll