Bota

NATO pranon të zgjasë mandatin e Stoltenberg?!

Sipas informacioneve të Le Monde, ky vendim duket se është marrë dje.

30 Qershor 2023, 11:06 Nga k.m.
NATO pranon të zgjasë mandatin e Stoltenberg?!
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Zgjatja e mandatit të sekretarit aktual të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka skaduar, pritet të vendoset gjatë takimit të liderëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që do të zhvillohet në fillim të javës së dytë të korrikut në Lituani, në Vilnius.

Sipas informacioneve të Le Monde, ky vendim duket se është marrë dje.

Ish-kryeministri norvegjez Stoltenberg është vendosur në krye të aleancës ushtarake perëndimore që nga viti 2014, tashmë mandati i tij u zgjat një vit, deri në tetor, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Diplomatë të shumtë në NATO konfirmuan se 31 vendet anëtare të saj kishin arritur një konsensus për të zgjatur mandatin e Stoltenberg, edhe për një vit tjetër, pasi u përpoqën të gjenin një zëvendësues të përshtatshëm.

Të tjerë që shihen si kandidatë të mundshëm, duke përfshirë kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe ministrin britanik të mbrojtjes Ben Wallace, janë tërhequr nga gara.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith nuk konfirmoi asnjë marrëveshje. Por ajo u tha gazetarëve se një njoftim mbi pozicionin e sekretarit të përgjithshëm ka të ngjarë të bëhet në ditët në vijim.

"Një zgjatje e mundshme e Jens Stoltenberg është një opsion që aleatët po e konsiderojnë,"-tha Smith.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 10:29 a.l

BE planifikon futjen e euros digjitale

Foto ilustruese Më 28 qershor 2023, Komisionerja evropiane për Stabilitetin Financiar dhe Shërbimet Financiare, Mairead McGuinness, par...