Bota

Arrestohet një 37-vjeçar i armatosur pranë rezidencës së Obama në Uashington, në furgon fshihte arsenal armësh

Policia e DC tha se ai është akuzuar si i arratisur nga drejtësia, megjithëse nuk specifikoi detajet themelore të rastit.

30 Qershor 2023, 10:11 Nga a.l
Arrestohet një 37-vjeçar i armatosur pranë rezidencës
Barack Obama

SHBA- Një burrë i armatosur është kapur nga policia pranë rezidencës së ish-presidentit Barack Obama në Uashington. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin e identifikuar me emrin Taylor Taranto i cili, siç raportojnë mediat e huaja, posedonte “armë të shumta” dhe materiale për të bërë një mjet shpërthyes, si kokteje molotov. 

37 vjeçari, u arrestua me një urdhër arresti. Policia e DC tha se ai është akuzuar si i arratisur nga drejtësia, megjithëse nuk specifikoi detajet themelore të rastit. Departamenti i policisë tha në një deklaratë se nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin dhe ky incident mbetet nën hetim.

Ishte e paqartë nëse familja Obama ishte në shtëpi në atë kohë. Padia kundër Tarantos dhe një burri tjetër u ngrit në vitin 2021 nga Erin Smith, gruaja e oficerit të policisë D.C. Jeffrey Smith, vetëvrasja e të cilit nëntë ditë pas trazirave u shpall si vdekje në krye të detyrës. Në padinë civile, avokatët e familjes Smith thanë se Taranto i dha një levë burrit tjetër, David Walls-Kaufman. ëalls-Kaufman më pas përdori armën për të goditur Smithin në fytyrë, sipas dokumenteve të gjykatës.

taylor taranto

Sondazh

Poll