Bota

Fenomen i pazakontë në Japoni, lumi bëhet i kuq, alarmohen banorët

Kompania e birrës Orion tha se një ngjyrues ushqimor që kishte rrjedhur në një lumë kishte bërë që porti të merrte ngjyrë, duke shtuar se nuk përbënte rrezik për shëndetin.

30 Qershor 2023, 09:17 Nga a.l
Fenomen i pazakontë në Japoni, lumi bëhet i kuq, alarmohen
Një port në Japoni është kthyer në të kuqe gjaku

JAPONI- Një port në Japoni është kthyer në ngjyrë të kuqe gjaku, duke alarmuar banorët. Kompania e birrës Orion tha se një ngjyrues ushqimor që kishte rrjedhur në një lumë kishte bërë që porti të merrte ngjyrë, duke shtuar se nuk përbënte rrezik për shëndetin.

Kompania kërkoi falje për shkaktim të telasheve dhe shqetësimeve të mëdha për banorët e qytetit Nago në Okinawa, shkruajnë mediat e huaja. Propilene glikol, i cili përdoret për të thithur ujin e tepërt, njihet si i sigurt për përdorim në ushqim, thonë autoritetet shëndetësore amerikane.

japoni

Sondazh

Poll