Bota

Kurti: Nuk e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të tjerët, por për të mbrojtur veten

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se FSK është e hapur për të gjithë të rinjtë, deri në moshën 25 vjeç. 

30 Qershor 2023, 10:47 Nga a.l
Kurti: Nuk e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti shprehet se Kosova nuk është duke forcuar ushtrinë e saj për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten. Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se FSK është e hapur për të gjithë të rinjtë, deri në moshën 25 vjeç. 

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, është shprehur Kurti. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij ka uruar kadetët e diplomuar, duke shprehur bindjen e tij, se dija gjatë shkollimit do të vendoset në shërbim të vendit. 

albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 10:29 a.l

BE planifikon futjen e euros digjitale

Foto ilustruese Më 28 qershor 2023, Komisionerja evropiane për Stabilitetin Financiar dhe Shërbimet Financiare, Mairead McGuinness, par...