Bota

Franca në 'flakë', Macron njofton mbledhje qeverie, por shkon në koncertin e Elton John (FOTO)

Modelja me origjinë italiane Bianca Brandolini ka postuar në rrjetet sociale një foto të presidentit francez dhe zonjës së parë të vendit duke parë koncertin e kantautorit të famshëm britanik. 

30 Qershor 2023, 09:37 Nga a.l
Franca në 'flakë', Macron njofton mbledhje qeverie, por
Emmanuel Macron

FRANCË- Prej më shumë se 3 ditësh Franca është mbërthyer nga protestat e dhunshme, pasi një efektiv policie qëlloi për vdekje një 17-vjeçar. Në media ndërkombëtare qarkullon lajmi se presidenti i vendit Emmanuel Macron do të mbledhë qeverinë për të diskutuar mbi masat që mund të merrren për të ulur tensionet në vend, por nga ana tjetër raportohet se presidenti në fakt është duke shijuar me gruan e tij Brigitte një koncert të Elton John.

Modelja me origjinë italiane Bianca Brandolini ka postuar në rrjetet sociale një foto të presidentit francez dhe zonjës së parë të vendit duke parë koncertin e kantautorit të famshëm britanik. 

Franca në 'flakë', Macron njofton mbledhje qeverie, por
Emmanuel Macron

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

emmanuel macron

Sondazh

Poll