Bota

Pas tentativës për grusht shteti, 'Wagner' rekruton anëtarë të rinj në Rusi

Madje disa zyra theksuan se anëtarët e rinj nënshkruajnë kontrata me grupin mercenar dhe jo me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

30 Qershor 2023, 11:02 Nga a.l
Pas tentativës për grusht shteti, 'Wagner' rekruton
Grupi ëagner

RUSI- Grupi mercenar 'Wagner' është ende duke rekrutuar pjesëtarë të rinj në zyrat e saj në të gjithë Rusinë.  BBC, duke përdorur një numër telefoni nga Rusia, telefonoi në disa qendra rekrutimi dhe pyeti për anëtarësim.

Të gjitha qendrat u përgjigjën se procesi i rekrutimit po zhvillohet si më parë. Madje disa zyra theksuan se anëtarët e rinj nënshkruajnë kontrata me grupin mercenar dhe jo me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

“Po punojmë, po. Po të kishte ndryshuar diçka, do të na kishin thënë. Por nuk ka asgjë”, tregoi qartë rekrutuesi në Krasnodar, në jug të Rusisë.

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës. 

lufta ukraine-rusi grupi wagner

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 10:29 a.l

BE planifikon futjen e euros digjitale

Foto ilustruese Më 28 qershor 2023, Komisionerja evropiane për Stabilitetin Financiar dhe Shërbimet Financiare, Mairead McGuinness, par...