Bota

Operacion 'blic' në Austri/ Shkatërrohet banda 'e motoristëve', sekuestrohen drogë dhe armë

Transmetuesi publik ORF raportoi se policia kontrolloi pronat në Austrinë e Epërme dhe arrestoi 10 persona me dyshimin për shkelje të ligjeve të armëve të zjarrit, narkotikëve dhe ekstremizmit.

30 Qershor 2023, 10:03 Nga a.l
Operacion 'blic' në Austri/ Shkatërrohet banda 'e
Foto ilustruese

AUSTRI- Autoritetet austriake kanë goditur një bandë motoristësh të ekstremit të djathtë të lidhur me krimin e organizuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të mëdha droge dhe një arsenal i madh armësh zjarri.

Transmetuesi publik ORF raportoi se policia ka kryer kontrolle në pronat në Austrinë e Epërme dhe arrestoi 10 persona me dyshimin për shkelje të ligjeve të armëve të zjarrit, narkotikëve dhe ekstremizmit, shkruajnë mediat e huaja. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar granatahedhës, rreth 35 pushkë, 25 automatikë, 100 pistoleta dhe më shumë se 10,000 fishekë gjatë bastisjeve të së hënës. 

austri

Sondazh

Poll