Sport

VIDEO/ Ish-futbollistja e Barcelonës, Andrea Falcon, i propozon partneres së saj gazetare për t’u martuar live në një emision

Andrea Falcon ka qenë në një lidhje afatgjatë me gazetaren Carla Puig dhe i ka thënë "Po"-në e madhe propozimit për martesë.

28 Qershor 2023, 18:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Ish-futbollistja e Barcelonës, Andrea Falcon, i propozon partneres

SPANJE - Ish-futbollistja e Barcelonës, Atletico Madridit dhe kombëtares spanjole dhe që tani luan në Meksikë (Amerikë), aktualisht ndodhet me pushime në Barcelonë.

Së bashku me partneren e saj, gazetaren Carla Puig, ato u shfaqën në një emision të TV3 dhe i befasuan teleshikuesit me propozimin e saj. Carla dhe Andrea janë çift prej disa vitesh dhe gjatë emisionit, futbollistja iu drejtua gazetares dhe pasi u gjunjëzua dhe nxori një unazë, e pyeti: "A do të martohesh me mua?"

Carla nuk e priste këtë propozim dhe iu përgjigj: “Po tallesh?” Prezantuesja e emisionit Danai Boronat ka nisur të duartrokasë dhe çifti ka ndarë një puthje pasionante!

Dasma do të bëhet në Katalonjë. Futbollistja 26-vjeçare ka fituar ndër të tjera edhe Champions League me Barcelonën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll