Politike

'Miratoni udhërrëfyesin që është në tavolinë'/ Situata në veri të Kosovës, Borell: Duhen masa URGJENTE! Shtetet anëtare e kanë humbur durimin

Borrell u shpreh se dy palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës

27 Qershor 2023, 13:50 Nga A.B
'Miratoni udhërrëfyesin që është në
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i politikës së jashtme dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell komentoi situatën në veri të Kosovës, teksa ishte në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se dy palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës, si dhe sygjeroi që palët të miratojnë 'udhërrëfyesin' që iu është paraqitur.

Më tej, ai shtoi se situata kërkon masa urgjente duke nënvizuar se shtetet anëtare të BE-së duan ndëhyrje të menjëhershme pasi kanë humbur durimin. 

'Ne kemi diskutuar dhe për dialogun për paqen në Prishtinë, të falenderoj ty kryeministër për përpjekjet tuaja për të gjetur një zgjidhje dhe e kam bërë të qartë që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tavolinë. Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjente. Shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë e kanë humbur durimin përballë kësaj situate, që kërkon ndërhyrje të menjëhershe. Jam i lumtur që po punoj me ju.'

 

josep borrell edi rama

Sondazh

Poll