Politike

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë në Tiranë, Kuvendi në seancë të posaçme

Kuvendi ka bërë me dije se sot do të zhvillohet një seancë e posaçme në orën 13:45, në të cilën do të mbajë fjalën përshëndetëse zyrtari austriak.

27 Qershor 2023, 10:27 Nga m.s
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë në
Wolfgang Sobotka

TIRANË- Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pritet të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës, priten takime të nivelit të lartë. Ai do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kuvendi ka bërë me dije se sot do të zhvillohet një seancë e posaçme në orën 13:45, në të cilën do të mbajë fjalën përshëndetëse zyrtari austriak.

Seanca plenare do të çelet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, që do t’i japi mirëseardhjen kreut të Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Kjo do të jetë vizita e katërt e Presidentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, e fundit daton në vitin 2020.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë në

seance plenare 27 qershor 2023 wolfgang sobotka

Sondazh

Poll