Politike

Pas Charles Michel, Rama takon Presidenten e KE Ursula Von der Leyen

Në fokus do të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë.

27 Qershor 2023, 11:16 Nga A.B
Pas Charles Michel, Rama takon Presidenten e KE Ursula Von der Leyen
Edi Rama dhe Von der Leyen

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ursula Von Der Leyen. Ende nuk ka detaje më shumë sa i takon takimit të tyre, por mendohet se në fokus do të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë.

Ditën e djeshme Rama u takua edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Më vonë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau edhe detaje nga takimi, duke u përqendruar tek tensionet në veri të Kosovës. Ai u shpreh se de-përshkallëzimi i tensioneve është i domosdoshëm për të patur një finalizim të marrëveshjes të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është përpjekja e Ramës për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Kujtojmë se ai i ka dërguar një letër presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për të zbatuar planin franko-gjerman për të dy vendet./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll