Politike

Tensionet Kosovë-Serbi, Rama: Mos t'i lejojmë dy palët të largohen nga konferenca pa një marrëveshje të përbashkët

Kujtojmë se më 23 qershor Rama deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të mbyllen në një konferencë normalizimi, pa të drejtë daljeje, deri sa të trajtohen të gjitha pikat.

27 Qershor 2023, 13:14 Nga A.B
Tensionet Kosovë-Serbi, Rama: Mos t'i lejojmë dy palët
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se duhet gjetur një zgjidhje sa më parë për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell, Rama përsëriti edhe një herë idenë e konferencës mes Vuçiç dhe Kurtit, madje shtoi se dy liderët nuk duhet të dalin nga ajo konferencë pa një marrëveshje të përbashkët. 

'Ne jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë, nuk mund të ketë një tjetër disavantazh. Në këtë rajon ngjarjet janë të lidhura, nuk mund të shohim vetëm pragun tonë. Durimi ka humbur për shtetet anëtarë te BE dhe për ngritjen e shqetësimit, uroj shumë që konferenca që do zhvillohet me liderët e dy palëve do të tërheq vëmendje dhe të sjellë lidera nga shtetet anëtare të BE nga SHBA dhe mos t'i lejojmë të largohen nga konferenca pa një marrëveshje të përbashkët. Nëse nuk e arrijmë pasojat do të jenë të trishta për të gjithë ne'

Kujtojmë se më 23 qershor Rama deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të mbyllen në një konferencë normalizimi, pa të drejtë daljeje, deri sa të trajtohen të gjitha pikat.

Ai tha: “mendoj që është shumë e rëndësishme që të dy liderët, bashkë me këdoqoftë tjetër rreth tyre, të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë, nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi, pa të drejtë dalje, deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika, që është shumë interesant, askush nuk i kundërshton, por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen. Se nuk ka vullnet. Ky është fakti”.

edi rama

Sondazh

Poll