Politike

Presidentja e KE-së takohet me Ramën: Diskutuam për planin e ri të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

27 Qershor 2023, 11:57 Nga m.s
Presidentja e KE-së takohet me Ramën: Diskutuam për planin e ri
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, ku thekson se kanë diskutuar progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit dhe për planin që BE-ja ka për rritjen dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Ursula von der Leyen.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen do të bazohet në katër shtylla; ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.

von der leyen

Sondazh

Poll