Politike

Betohet kryebashkiakja e re e Bulqizës, konstituohet Këshilli

Festime Mjeshtri është betuar si kryetare e re e Bashkisë Bulqizë. Ajo do të drejtojë Bashkinë për katër vitet e ardhshme.

27 Qershor 2023, 13:49 Nga m.s
Betohet kryebashkiakja e re e Bulqizës, konstituohet Këshilli
Festime Mjeshtri

BULQIZË- Festime Mjeshtri është betuar si kryetare e re e Bashkisë Bulqizë. Ajo do të drejtoje Bashkinë për katër vitet e ardhshme. Mjeshtri siguroi fitoren në zgjedhjet e 14 majit me 60.20% të votave. 

Kryebashkiakja tha se në mandatin e saj do të jetë transparente për të gjitha premtimet e saj gjatë fushatës, dhe se stafi i Bashkisë Bulqizë do të jetë në shërbim të gjithë banorëve. Po kështu është konstituuar Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë, i cili do të përfaqësohet me 21 këshilltarë.

Në krye te Këshillit Bashkiak u zgjodh Arben Çupi, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili arriti të merrte 12 vota nga 21 anëtarë të Këshillit në total. Shumicën e vendeve në Këshillin Bashkiak e ka Partia Socialiste me 9 anëtarë, ndjekur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" me 3 anëtarë dhe 9 subjektet e tjerë do përfaqësohen me nga 1 anëtarë.

festime mjeshtri bulqizë

Sondazh

Poll