Politike

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama në Bruksel: Jemi gati në kohë për të ndërmarrë hapin e radhës

Rama tha se Shqipëria do vijojë punën me reformat dhe me hapat e radhës. 

27 Qershor 2023, 13:42 Nga A.B
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama në Bruksel:
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm që Shqipëria të ndërmarrë hapa të tjerë për anëtarësimin e vendit në BE. Nga Brukseli, në konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, Rama tha se Shqipëria do vijojë punën me reformat dhe me hapat e radhës. 

'Ishte kënaqësi që fola me ju. Kjo bisedë ka qenë inkurajuese, kur dëgjojmë fjalë të mira për punën që ka bërë Shqipëria në këtë proces, në procesin e skanimit paraprak dhe në të gjitha reformat do të vijojmë punën, kemi besim të plotë se jemi gati në kohë për të ndërmarrë hapin e radhës. Na vjen mirë që jemi këtu për të dhënë mendimet tona për diçka kaq shqetësese, ka të bëjë me stabilitetin e rajonit.'- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll