Sport

AKSIDENTI/ Sergio Rico, portieri i PSG-së, ka dalë nga koma dhe “komunikon”…

Viktimë e një aksidenti me kalërim në fund të majit dhe më pas i zhytur në koma, portieri parizien Sergio Rico tani mund të komunikojë, sipas gruas së tij Alba Silva. Spanjoli është në gjendje të njohë edhe të afërmit e tij.

27 Qershor 2023, 08:20 Nga DOSJA
AKSIDENTI/ Sergio Rico, portieri i PSG-së, ka dalë nga koma dhe

SPANJE - Shëndeti i Sergio Rico është duke u përmirësuar. Viktimë e një aksidenti gjatë një kalërimi më 28 maj, që më pas e zhyti në koma, portieri i PSG (29) tani është i vetëdijshëm. 

Edhe pse është i vendosur ende në kujdesin intensiv në Spitalin Universitar të Sevilles, spanjoli tani mund të "komunikojë", sipas deklaratave të gruas së tij të hënën.

“Sergio komunikon, siguron Alba Silva, gjithashtu e lehtësuar për kujtimin e të shoqit. Ai na thërret me emrat tanë, ai e di shumë mirë se kush jemi, kujtimi është i madh”. 

Një përmirësim i vërtetë që i lejon Alba Silvës të besojë në një dalje nga reanimacioni:  “Sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj. Por mjekët duhet të jenë të sigurt dhe nuk kanë vendosur ende. Ne u besojmë atyre”.

Bashkëshortja e lojtarit në fund thotë, se nuk e di me siguri nëse Sergio Rico ka dijeni për aksidentin që pësoi. “Unë nuk mendoj kështu, por ne do të duhet të presim derisa ai të mund të shprehet vërtet. Ne thjesht po përpiqemi, tani për tani, ta bëjmë atë të ndihet mirë, i qetë”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll