Sport

VIDEO / Avioni privat i artë me vlerë 200 milionë euro që transporton lojtarët e klubit arab!

Lojtarët e Al Hilal udhëtojnë për ndeshjet e tyre me një avion privat mbresëlënës, por edhe... të shtrenjtë, një avion që tashmë do ta shijojnë edhe blerjet e reja transferuese të skuadrës, Neves dhe Koulibaly.

26 Qershor 2023, 19:51 Nga DOSJA
VIDEO / Avioni privat i artë me vlerë 200 milionë euro që

ARABI SAUDITE - Arabia Saudite duket e vendosur të... ndërtojë futbollin e vendit dhe për ta bërë këtë tashmë ka zbarkuar në ligën e saj disa yje që më parë luanin në Evropë. Kujtojmë se kohët e fundit, për shembull, Al Hilal i bëri të tyret Ruben Neves dhe Kalidou Koulibaly.

Siç duket, për të tërhequr lojtarë të tillë, sauditët përveç... parave të xhepit, u ofrojnë edhe një sërë komoditetesh. Këtu përfshihet avioni privat
ekscentrik dhe shumë i shtrenjtë që Al Hilal përdor për udhëtimet e tij. Përmes një videoje të publikuar nga ish-lojtari i Manchester United dhe tani i sauditëve, Ighalo, avioni ultraluksoz doli në pah.

Ky Boeing 747-400 kushton 200 milionë euro dhe i përket princit Alwaleed bin Talal, i cili është mik i ekipit dhe në thelb ua jep hua. Ndër të tjera, ai përfshin një dhomë të madhe ngrënieje dhe një fron të artë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll