Bota

Tensionet në veri/ Blinken telefonatë me Vuçiç, presidenti i Serbisë zbardh detaje nga biseda

Blinken këmbënguli në qetësimin e situatës në veri të Kosovës  dhe mbështeti plotësisht planin evropian për de-përshkallëzim.

26 Qershor 2023, 17:30 Nga f.i

Tensionet në veri/ Blinken telefonatë me Vuçiç,

SERBI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinke ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale presidenti serb Vuçiç, duke thënë se Blinken këmbënguli në qetësimin e situatës në veri të Kosovës  dhe mbështeti plotësisht planin evropian për de-përshkallëzim.

Vuçiç nga ana e tij tha se gjatë bisedës me Blinken, ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.

“I thash [sekretarit Blinken] se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, tha Vuçiç.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll