Bota

Antarësimi në NATO/ Turqia dhe Suedia në një takim të nivelit të lartë në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg njoftoi takimin mes dy palëve.

26 Qershor 2023, 15:19 Nga f.i
Antarësimi në NATO/ Turqia dhe Suedia në një takim të
foto ilustruese

BRUKSEL- Suedia dhe Turqia do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Bruksel, përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 Korrik për anëtarësimin e mundshmë të Suedisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg njoftoi takimin mes dy palëve, shkruajnë mediat e huaja.

“Ministriat e Jashtëm, krerët e shërbimeve të inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare do të marrin pjesë në këtë takim. Qëllimi është të arrihet përparim në përfundimin e procesit të pranimit të Suedisë në NATO”, tha Stoltenberg.

Rruga e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO mbetet e bllokuar nga Turqia dhe Hungaria përpara samitit të korrikut në Vilnius, ku shpreson t'i bashkohet Finlandës si një anëtare e plotë e aleancës. 

suedi jens stoltenberg suedia ne nato

Sondazh

Poll