Bota

Lirimi i tre policëve/ Haradinaj: Kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje të konsiderohet e mbyllur

Hardinaj ka falenderuar SHBA-në për lirimin e tyre dhe ka bërë përgjegjës Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për rrëmbmin e tyre dhe sipas tij nuk duhet ti ikin përgjegjësisë për situatën e krijuar.

26 Qershor 2023, 15:09 Nga f.i
Lirimi i tre policëve/ Haradinaj: Kjo nuk nënkupton që kjo
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar mbi lirimin e tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor në veri të vendit.

Hardinaj ka falenderuar SHBA-në për lirimin e tyre dhe ka bërë përgjegjës Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për rrëmbmin e tyre dhe sipas tij nuk duhet ti ikin përgjegjësisë për situatën e krijuar.

Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë. I gjithë falënderimi dhe mirënjohja ynë shkon për ta ShBA-në," ka shkruar Haradinaj në Facebook.

tensionet në veri të kosovës ramush haradinaj

Sondazh

Poll