Bota

Dasma e pazakontë në Turqi! Nusja merr 4 kg ar dhurata, dhëndrit i dhuruan mbi 6 milionë lira

Vetëm për të numëruar paratë e mbledhura janë dashur 10 persona.

26 Qershor 2023, 15:29 Nga f.i
Dasma e pazakontë në Turqi! Nusja merr 4 kg ar dhurata, dhëndrit
pamje nga dasma

TURQI- Në Turqi është shënuar një nga dasmat më të pazakonta, madje nusja dhe dhëndri mund të konsiderohen si çifit më "me fat".

Në dy ditë të ceremonisë burrit i janë dhuruar plot 6 milionë lira në Turqi, ndrërsa gruas i janë bërë dhuratë 4 kilogram ar në bizhu. Vetëm për të numëruar paratë janë dashur 10 persona. Mësohet se në dasëm ishin reth 5,000 të ftuar nga anëtarët e fiseve të rajonit, Irani, Iraku, Zvicra, Holanda, Gjermania, Hakari, Shirnak, Antalia dhe Van.

Mediat turke e kanë quajtur ceremoninë në qytetin e Vanit, si një dasmë legjendare e një fisi të madh, ku siç do tradita martesa zgjati 2 dy ditë e dy netë, por lajm janë bërë shumat dhe bizhutë e dhuruara.

Dasma e pazakontë në Turqi! Nusja merr 4 kg ar dhurata, dhëndrit
paratë e dhuruara dhëndrit

turqi dasma

Sondazh

Poll