Bota

Shefi i Wagner, Prigozhin flet pas rebelimit! Zbulon DETAJE:Qëllimi nuk ishte rrëzimi i qeverisë

Ndër të tjera në mesazhin e tij kreu i grupit 'Wagner' ka deklaruar se ata ishin në një marshim për të demonstruar protestën e tyre, jo për të rrëzuar qeverinë.

26 Qershor 2023, 17:02 Nga f.i

Shefi i Wagner, Prigozhin flet pas rebelimit! Zbulon DETAJE:Qëllimi nuk

BJELLORUSI- Udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka folur për herë të parë pas rebelimit.Ai ka postuar një mesazh audio 11-minutësh ku thotë se askush nuk pranoi të nënshkruante një kontratë me ministrinë e mbrojtjes dhe se firma e tij mercenare ishte e detyruar të pushonte ekzistencën më 1 korrik, shkruan BBC.

"Qëllimi i marshimit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagner-it më 1 korrik 2023  dhe mbajtja e llogarisë ndaj zyrtarëve që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh”,-tha Prigozhin.

Prigozhin tha gjithashtu se lideri bjellorus Alexander Lukashenko luajti një rol në marrëveshje, duke deklaruar se ai “i zgjati dorën dhe ofroi të gjente mënyra që Wagner të vazhdonte ligjërisht punën”. Ndër të tjera në mesazhin e tij kreu i grupit 'Wagner' ka deklaruar se ata ishin në një marshim për të demonstruar protestën e tyre, jo për të rrëzuar qeverinë.

lufta ukraine-rusi yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll