Bota

Lirimi i 3 policëve të Kosovës! Petkoviç: Vendimi është gjyqësor, jo politik

Petkoviç theksoi se Serbia do të luftojë për të gjithë serbët e arrestuar në Kosovë.

26 Qershor 2023, 16:29 Nga f.i
Lirimi i 3 policëve të Kosovës! Petkoviç: Vendimi
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në reagimin e tij, tha se vendimi i Gjykatës së Lartë në Kraljevë për lirimin e 3 policëve të Kosovës, është vendim gjyqësor dhe jo politik, raporton media serbe.

Petkoviç theksoi se Serbia do të luftojë për të gjithë serbët e arrestuar në Kosovë.

"Ne këtu kemi një vendim gjykate, pavarësisht nëse jemi të kënaqur apo jo, Serbia është shtet ligjor dhe këtu duhet të respektohen vendimet e gjykatave, për dallim nga Prishtina ku nuk ka gjykatë, nuk ka gjykatës, as prokurori, por të gjitha. Vendimet i marrin Kurti dhe Sveçlja, të cilët arrestojnë serbët me lista, paraqesin prova inekzistente dhe gjithçka që është në kundërshtim me qasjen që mbizotëron në Serbinë qendrore”, tha Petkoviç.

tensionet në veri të kosovës petar petkoviq

Sondazh

Poll