Bota

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse sulmojnë Nikopol, 2 të vrarë dhe një i plagosur

Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk njoftoi lajmin se dy viktima dhe një tjetër person është plagosur në një sulm në Nikopol.

26 Qershor 2023, 16:21 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse sulmojnë Nikopol, 2 të
foto ilustruese

UKRAINË- Dy persona u vranë në Nikopol nga bombardimet ruse që ndodhën pasditen e 26 qershorit, raportojnë mediat e huaja. 

Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk njoftoi lajmin se dy viktima dhe një tjetër person është plagosur në një sulm në Nikopol.

“Pasdite rashistët goditën Nikopolin. Një ndërmarrje private u godit. Dy punonjës u vranë, një grua 51-vjeçare dhe një burrë 50-vjeçar. Një tjetër 49-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ka shkatërrim. Pasojat e sulmit janë duke u zbardhur,” tha guvernatori i rajonit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll