Sport

Vrau një ari dhe ndezi polemikë në rrjete: dikush e quajti guximtar, të tjerë mizor…

Qendërmbrojtësi Carson Wentz dhe lojtar i lirë i NFL-së në SHBA, gjuajti kafshën e bukur në Alaskë

25 Qershor 2023, 13:46 Nga DOSJA

Vrau një ari dhe ndezi polemikë në rrjete: dikush e quajti

SHBA - Carson Wentz, qendërmbrojtësi dhe agjent i lirë i NFL-së, shkaktoi një polemikë të madhe në rrjetet sociale të premten, pasi shpërndau imazhe në llogarinë e tij në Instagram, ku ai mburrej, se kishte gjuajtur me hark me shigjeta një ari të zi në Alaskë. Wentz u fotografua me kafshën e ngordhur në krah.

Wentz, 30 vjeç, e quajti ariun "një kafshë të pabesueshme" dhe postimi i tij tërhoqi reagime të ndryshme, me disa që vlerësuan guximin e tij dhe të tjerë kritikuan mizorinë e tij.

"Kam pasur mundësinë të dalloj dhe të ndjek një ari të zi, në një nga vendet tona të reja të preferuara në tokë, Alaskë. Udhëtim i mahnitshëm dhe kafshë e mahnitshme!",- ka shkruar ai.

Wentz gjithashtu ndau imazhin në faqen @wentzbrosoutdoors IG, të cilën e ndan me  vëllain e tij Zach, i cili ishte gjithashtu në gjuetinë e Alaskës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wentz Bros Outdoors (@wentzbrosoutdoors)

Shpesh vëllezërit postojnë foto të gjahut të tyre: zogj, rosat, madje edhe dreri, por ariu ishte padyshim preja më e madhe e tyre.

Wentz e gjuajti ligjërisht ariun, gjë që nuk pengoi një debat mbi të drejtat e kafshëve kundrejt atyre të gjahtarit. Ndërkohë, disa tifozë të futbollit amerikan thjesht shfrytëzuan rastin për ta përgëzuar.

Një nga shakatë e zakonshme, ishte se tani futbollisti Wentz, do të ishte një pasues shumë më i mirë me atë lloj saktësie në fushë.

Wentz synon të jetë një qendërmbrojtës reserve, pas rezultateve të tij të zymta me dy ekipet e tij të fundit: Washington Commanders dhe Indianapolis Colts. Gjithsesi ai ende nuk ka gjetur sukses në NFL, që kur u largua nga Philadelphia Eagles në 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll