Politike

Problemet me ligjin në Shkodër, Lleshaj: Nja 15 vetave u ka ikur mendja, por s’e marrin dot peng qytetin (VD)

11 Tetor 2019, 14:45 Nga DOSJA
Problemet me ligjin në Shkodër, Lleshaj: Nja 15 vetave u ka ikur

MALËSI E MADHE– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi sot Koplikun në Malësi të Madhe për inagurimin e një komisariati të ri.

Në fjalën e tij për mediat, Lleshaj falenderoi kontribuesit dhe këtë gjest që e konsideroi si një mesazh shumë të rëndësishëm të angazhimit qytetar.

Ministri i Brendshëm u pyet edhe për stabilitetin dhe qetësinë e qytetin të Shkodrës, për të cilën Lleshaj tha se nuk është në momentet e saj më të mira.

“Shkodra ka një trashëgimi për fat të keq jo të mirë në këtë fushë, në dekadat që kanë kaluar. Jemi përpjekur të fokusohemi shumë në Shkodër dhe ligji është një punë serioze. Nuk dua të them që ne kemi arritur aty ku duam, pasi ajo që ne duam nuk është një gjë e thjeshtë.

Shkodra është një vend që i ka dhënë Shqipërisë kulturën e saj dhe nuk shkon bashkë kultura me problemet e sigurisë. Nuk do të lejojmë që ky vend i kutlurës të merret peng 2,3 apo 5 apo 15 njerëz që u ka ikur mednja. Shkodrës do t’i kthehet qetësia e merituar,”- tha ministri Lleshaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lelshaj situata ne shkoder sander lelshaj situata ne shkoder

Sondazh

Poll