Politike

Presidenca i përgjigjet Ballës, Blushi: Tao Tao gajasi të madh e të vogël me propozimet

11 Tetor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Presidenca i përgjigjet Ballës, Blushi: Tao Tao gajasi të madh e

TIRANË- Komisioni i Venecias ka nisur seancën për Presidentin Ilir Met, ku do të vlerësohet dekreti i tij nëse ka shkelur apo jo Kushtetutën. Balla nga ky Komision tha sot se draft-opinioni i Venecia ishte shumë i plotë dhe i qartë, që sipas tij Meta ka shkelur Kushteutën.

Por një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Presidenca, me anë të Këshilltarit për Mediat, Tedi Blushin. Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se propozimet e Ballës gajasën të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.

“Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias. Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura. I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi. Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS. Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes”, shkruan Blushi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blushi balla raporti i venecias per shkarkimin e metes taulant balla tedi blushi blushi balla raporti i venecias per shkarkimin e metes taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll