Politike

Çmimi Nobel për Hunke, Basha: Trishtuese për vlerat tona, e tmerrshme

11 Tetor 2019, 10:09 Nga DOSJA
Çmimi Nobel për Hunke, Basha: Trishtuese për vlerat tona, e

TIRANË- Një ditë pas ndarjes së çmimit Nobel në Letërsi, që shkoi për Peter Handke, i cili njihet si një mbështetës i Millosheviç, ka ardhur një reagim i ashpër nga Lulzim Basha.

Në një reagim në mediat sociale, Basha shprehet se kur shikon që Nobeli shkon për një njeri që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve është e tmerrshme.

20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e ICTY të KB që akuzoi Milloshevicin për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkosh tek dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishtuar për vlerat tona”, shkruan Basha.

Ditën e djeshme akademia prestigjioze e çmimeve Nobel ka shpërndarë çmimet për Nobel në Letërsi për vitet 2018 dhe 2019. Çmimi Nobel për dy vitet u është dhënë dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2018 e ka fituar autorja polake, Olga Tokarczuk, ndërkohë çmimin Nobel për vitin 2019 e ka fituar autori austriak, Peter Handke.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cmimi nobel ne letersi lulzim basha peter handke cmimi nobel ne letersi lulzim basha peter handke

Sondazh

Poll