Politike

‘Pula të ngordhura dhe qese’/ Mali i Zi vë alarmin për ndotjen e Bunës, reagon Klosi: Do hetojmë, gjobë dhe burg për

11 Tetor 2019, 14:35 Nga DOSJA
‘Pula të ngordhura dhe qese’/ Mali i Zi vë alarmin

SHKODËR– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar për protestën e Malit të Zi për ndotjen e lumit Buna.

Nga Shkodra, Klosi është shprehur se rasti do të hetohet dhe se çdokush që ndot ambientin jo vetëm që do të ketë gjoba por edhe do të dënohet me burg.

“Do ta hetojmë këtë rast që ka ndodhur. Akoma një numër i konsiderueshëm bashkish nuk marrin përgjegjësitë. Për çdokënd që ndot ambientin do te ketë jo vetëm gjoba por edhe heqje lirie. Ka ardhur koha që të ketë një qasje tjetër për lumenjtë që të mos ndoten nga mbetjet urbane apo të tjera. Kam një thirrje të fuqishme për bashkitë por edhe bizneset që të mos e ndotin mjedisin”, tha Klosi.

Pala malazeze i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë masa pasi për 3 kilometra lumi Buna është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura. Pala malazeze akuzon se e kafshët e ngordhura vijnë nga Shqipëria. Sipas autoriteteve malazeze në pjesën e Malit të Zi nuk ka asnjë fermë  kafshësh e as pulari duke ia lënë përgjegjësinë palës shqiptare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alarmohet mali i zi për lumin buna blendi klosi mali i zi ministria e turizimit ndotja në lumin buna alarmohet mali i zi për lumin buna blendi klosi mali i zi ministria e turizimit ndotja në lumin buna

Sondazh

Poll